Radio Ngjallja

S.Toto

Radio Ngjallja

آموزش
  • 0.00
(0 رای)

نصب رایگان

100

نصب ها

Android 5.1+

نسخه حداقل

با تبلیغات

تبلیغات

16.02.2021

تاریخ انتشار

تغییرات اخیر:

Radio Ngjallja 0.14

توضیحات:

Radio “Ngjallja” është zëri zyrtar i Kishës Othodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Radio ka karakter fetar dhe socialkulturor, që transmeton 24 orë drejtpërdrejt në pjesën më të madhe të territorit të vendit tonë. Kjo radio përfshin të gjitha moshat.

Radio “Ngjallja” transmeton 24 orë drejtperdrejt në valët 88.5 MHz në Tiranë, 88.7 MHz në Korçë, 88.5 MHz në Durrës, 93.4 MHz në Elbasan dhe 98.7 MHz në Fier.

Falë investimeve të mëdha, të ndërmarra nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, Radio “Ngjallja” ka shtrirë sinjalin në pjesën më të madhe të vendit. Kjo radio, falë programit që po pasurohet gjatë muajve të fundit, përfshin të gjithë moshat me emisione fetare dhe sociale, ku trajtohen tema të aktualitetit. Radio “Ngjallja” përcjell mesazhet kishtare dhe gjendet pranë besimtarëve të krishterë me emisione të ndryshme, ku nuk mungojnë edhe transmetime të drejtpërdrejta të shërbesave dhe të Liturgjive Hyjnore nga Katedralja ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë.
Radio Ngjallja ka pasuruar transmetimin e saj, me një program mjaft të gjerë e të larmishëm për shoqërinë shqiptare, me muzike të përzgjedhur kryesisht bizantine, kishtare dhe klasike, si dhe me emisione të ndryshme. Klerike dhe perfaqësues të KOASH-it, kanë gjetur një dritare për të përcjelle mesazhet e tyre drejt besimtarëve ku transmetohet sinjali i radios tonë.
Kompleksi i Katedrales së re të Tiranës “Ngjallja e Krishtit” është ndërtuar në qendër të kryeqytetit, në një truall që u dha gradualisht nga autoritetet shtetërore (2001-2005) në këmbim të truallit të kishës së vjetër katedrale të Tiranës, e cila u shkatërrua nga regjimi ateist në vitin 1967(sot ndodhet Hotel Tirana International).
Për studimin arkitekturor të veprës, në vitin 2002 u zhvillua një konkurs ndërkombëtar, ku fitues u shpall zyra “Papadatos Partnership LLP Architect”, nga Nju Jorku. Në vijim, projektit fillestar iu bënë përpunime të mëtejshme. Guri i themelit u vu nga Kryepiskopi Anastas ne korrik 2004.
Koncepti arkitekturor i kishës katedrale mbështetet në ciklin kuptimor të kohës së pafundme (të përjetshme), që ka si aks një kryq të madh, me gjatësi e jerësi 49 m, krahët e të cilit përbëjnë masat kryesore mbështetëse të saj. Kisha mbulohet me kupolë, me diametër të brendshëm 26m dhe lartësi 23m.
Kryqi i kupolës, katër mbulesat gjysëm cilindrike të masave mbështetëse dhe tri absidat e Hierores janë të veshura me fletë bakri ngjyrë floriri. Ndarjet ndërmjet dritareve të kupolës janë të zbukuruara me 52 elementë dekorativë në ndërsa katër masat mbështetëse dekorohen me basoreliev, me temë siglën e kallirit, si symbol i sakrificës dhe frytshmërisë.
Fasada e Kishës ka formën e një harku të madh, që krijon përshtypjen e mikpritjes, dhe shoqërohet nga një shirit i ndritshëm i qelqtë, në ngjyrë të kaltër, që të jep përshtypjen e harkut të ylberit. Mbi hyrjen kryesore është vendosur një kryq i madh i bronztë, i qarkuar nga dy kallinj , simbol i dashurisë sakrifikuese dhe i përkushtimit (Joani 12:34).

S.Toto برنامه های دیگر

دانلود